Futboll

Mërgim Berisha shënon gol në Austri, ia dedikon Kosovës

Mërgim Berisha i ka kushtuar golin e tij Kosovës.

Sulmuesit me prejardhje nga Kosova, i ka rastisur fati të ketë ndeshje kampionale në Austri ditën e shtune (17 shkurt), në ditën e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Berisha ia doli të shënojë në minutën e fundit të ndeshjes të cilën skuadra e tij Lask e fitoi 2:0 ndaj Altach.

Festimi i golit të tij, iu dedikua Kosovës, ku sulmuesi festoi duke shfaqur me duar numrin dhjetë, aq janë vite të pavarësisë së Kosovës.

Mërgim Berisha është 19 vjeçar, luan në elitën e futbollist austriak te skuadra e Lask, ku është i huazuar nga Salzburg. Ai ende nuk ka vendosur për shtetin që do të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare, ku ka të drejtë të përzgjedh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë.

Related posts

“SINDROMA NEYMAR”/ Ky është SIMULIMI më i turpshëm i të gjitha kohërave…(VIDEO)

Isa.Autor

VLLAZNIA RIFORMATON GJITHË EKIPIN/ Firmosin dhe dy brazilianë në Shkodër

F.autor

Manchester City “ofroi” 50 milionë euro, Napoli refuzon ofertën për mesfushorin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment