Futboll Premier League

Merkato për Champions, e skuadrave angleze

Skuadrat angleze kanë qenë më aktivet në këtë merkato janari, duke u përforcuar thuajse të gjitha dhe madje me emra të rëndësishëm. Ndonëse lufta për titullin kampion mund të quhet e përfunduar, pasi Manchester City ka ‘fluturuar’ në krye, e shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit, duket se pjesëmarrja në Champions League ka bërë që skuadrat e tjera të ndërhyjnë për t’u përforcuar.

Kështu Liverpooli largoi Coutinhon, që gjithsesi nuk ishte aktivizuar shumë në pjesën e parë të sezonit dhe afroi një qendërmbrojtës mjaft të fortë si holandezi Virgil Van Dijk.

Manchester United realizoi gjithashtu një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit, pasi mori nga Arsenali sulmuesin kilian Alexis Sanchez. Jose Mourinho kërkon t’i shkojë deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube dhe me Sanchez ka një armë më shumë për të arritur objektivin.

Edhe Chelsea i Antonio Contes nuk mbeti pas, ndonëse u duk më shumë si merkato për të plotësuar numrat. Kështu te blutë e Londrës u transferuan mbrojtësi Barkley, anësori Emerson Palmeiri dhe sulmuesi francez Olivier Giroud. Të 3 këta futbollistë pritet të shtojnë cilësinë e stolit të Contes, duke e bërë këtë të fundit të ndjehet më komod.

Manchetser City është një nga skuadrat më në formë për momentin, pasi kryeson bindshëm kampionatin anglez dhe nuk e fsheh as synimin për triumfin në Champions. Guardiola ka bërë një transferim të rëndësishëm, duke sjellë në Manchester ish mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Edhe Tottenham nuk mbeti pas, sepse solli në Londër fantazistin brazilian të PSG-së, Lucas Moura. Ndonëse kohët e fundit ka mbetur disi në hije, aftësitë e Lucas nuk vihen në diskutim dhe Pocchetino shpreson ta rikthejë edhe njëherë në nivele të larta.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona zbavit dhe ruan kreun e grupit, vendos “garda e vjetër”

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah: Një moment i veçantë për mua

Sadik.Autor

Portieri i City-t i fiksuar pas tatuazheve, ja risia e fundit e futbollistit brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment