Futboll

Juventusi si supermarket, PSG-ja dhe Murinjo tentojnë të “zhvasin” zonjën e vjetër

Në Londër po presin ta shkarkojnë në fund të sezonit, por një vend i ri pune në Paris hapet për Antonio Konten. Unai Emeri nuk do të jetë më në stolin e PSG-së prej fundit të këtij sezoni (i skadon kontrata dhe Al-Khelaifi nuk ka ndërmend t’ia rinovojë) dhe gjigantët francezë duan ta rinisin ëndrrën e tyre për të fituar Ligën e Kampioneve nga emri i teknikut të Çelsit.

Sipas “L’Equipe” sheikët nga Katari janë të fiksuar pas trofeut më të rëndësishëm kontinental dhe do të bëjnë çdo përpjekje për ta fituar atë sa më shpejt pas zhgënjimit të fundit që pë- suan në duelin kundër Realit në 1/8-at e Champions-it.

Sipas të përditshmes sportive franceze, njeriu i projektuar për këtë qëllim është Atonio Konte dhe me vëllanë e teknikut italian, Xhanluka, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i 48-vjeçarit, janë vendosur edhe kontaktet e para dhe javën e ardhshme do të ketë edhe një takim.

Pas suksesit në sezonin e parë në Angli, ish-tekniku i Juves nuk arriti të mbrojë titullin dhe marrëdhënia me klubin është ftohur shumë. Kjo është shfaqur edhe nga pronari Roman Abramoviç, ndërsa prej kohësh diskutohen emrat që mund ta zëvendësojë italianin në fund të sezonit.

Edhe Konte duket i lodhur në Londër, pasi klubi nuk i është përgjigjur në merkato. Megjithatë, sipas “The Sun”- it, bosi rus është gati që t’i japë edhe një tjetër shans sezonin e ardhshëm nëse ai pranon që të mos e kritikojë më publikisht klubin për merkaton.

Por italiani duket i intriguar për ta provuar një përvojë në Paris, ku projektin sportiv atje e shikon shumë ambicioz. Pistat e tjera për stolin e PSG-së mbeten edhe Luis Enrike (kandidat për ta zëvendësuar po Konten në “Stamford Bridge”) dhe Roberto Mançini, favorit për stolin e Italisë, por i stimuluar edhe ai nga klima parisiene, ndërsa një rikthim i mundshëm i Ançelotit duket shumë i vështirë. Një ëndërr e Al-Khelaifit mbetet edhe trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri.

Pas suksesit të Juves në Champions kundër Totenhemit, shtypi britanik shënjestron një nga lojtarët e Alegrit. Sipas “Daily Star”, trajneri i Junajtid, Zhoze Murinjo, është i interesuar për mesfushorin Blez Matuidi. Dhe fakti që menaxheri i francezit është Mino Raiola, me të cilin “djajtë” kanë një raport të shkëlqyer, mund të ndihmojë në operacion.

Related posts

​Sacchi: Napoli e meriton Scudetton, por Juventus…

Q.Autor

Nga FERRI në PARAJSË/ MARTIAL pranë rinovimit me Man United deri në vitin…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern përgatitet për lamtumirën e yllit, gjen zëvendësuesin tek rivalët

Delo.autor

Leave a Comment