Futboll La Liga

“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

Lionel Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde prandaj edhe është më i miri i të gjitha kohërave, sipas bashkëlojtarit të tij, Ivan Rakitic.

Messi, 30-vjeçar, është mbase lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë Topa të Artë dhe trofe të shumë me klubin, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Rakitic e ka lartësuar bashkëlojtarin e vet të Barça, duke thënë se argjentinasi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda momentit.

“Ai është pikë referimi. Loja jonë varet shumë në të. Ai nuk ka nevojë të flasë për të kuptuar, mjafton një gjest”, ka thënë Rakitic për Antena 3.

“Ai është më i miri në histori, që është në gjendje ta ndryshojë ndeshjen brenda sekondës. Ai është i turpshëm sepse e di se të gjithë e shikojnë”, shtoi kroati.

Related posts

HISTORI ABSURRDE/ Ronaldo hedh fanellën, por ai që e pëson është… kapësi i topave

Delo.autor

PO SHIJON PUSHIMET NË KROACI/ Gjimshiti romantik, shkëmben puthje me partneren në perëndim të diellit (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI SJELL NDRYSHIME TË MËDHA/ Pritet të dalë në “pension” bilbili pas 140 vitesh. Ja me çfarë zëvendësohet

Delo.autor

Leave a Comment