Kosova

Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri renditet i 37-ti në disiplinën kombinim alpin

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 37-të në garën debutuese të tij në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total në disiplinën kombinim albin në PyeongChang 2018, raporton Express.

Duke marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, veçanërisht gjatë garës së sllallomit, ku si pasojë shumë garues u diskualifikuan, Tahiri u tregua i suksesshëm.

Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40.

Në ditët në vazhdim, Tahiri do të garojë edhe në katër disiplina tjera në këto lojëra.

Related posts

ZYRTARE/ Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Azerbajxhanit

Q.Autor

LA GJERMANINË PËR “DARDANËT”/ Mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

Delo.autor

SUKSESI NË LIGËN E KOMBEVE/ Kombëtarja e Kosovës mbyll fazën e grupeve si fituese e grupit 3 të Ligës D

Isa.Autor

Leave a Comment