Futboll La Liga

Messi nuk dëshiron ta shohë këtë lojtar në skuadër

Messi nuk e do Gomesin në skuadër, portugezi pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës.

Erdhi me shumë bujë në vitin 2016 nga Valencia, por Andre Gomez nuk ka arritur që t’i bindë drejtuesit e Barcelonës, as shokët e skuadrës dhe duket se po luan sezonin e fundit në “Camp Nou”.

Sipas “Diario Go” Messi është “armiku më i madh” i Andre Gomesit dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit katalunas që ta largojnë gjatë verës, këtë tentoi ta bëjë edhe në afatin kalimtar të janarit.

Sido që të jetë, Messit do t’i duhet të durojë deri në fund të sezonit – Gomes pritet të ftohet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge kundër Chelseat.

Ai ka bërë 22 paraqitje për Barcelonën këtë edicion, 11 prej tyre në La Liga – duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

Transferimet e Paulinhos dhe Philippe Coutinhos janë tregues të qartë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Gomesit me fanellën e Barcelonës.

Related posts

IKËN NGA INTER/ Por Perisic e Keita Balde festuan në “San Siro” fitoren me Leccen (FOTO)

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ BONUCCI rikthehet te Juventusi dhe rimerr numrin 19 

Isa.Autor

CRVENA ZVEZDA STËRVITJE NË “AIR ALBANIA”/ Ja kërkesa speciale e trajnerit Stankovic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment