Futboll Seria A

“Messi i ri”, dy dështime, 1 amator dhe… 10 adoleshentët më të shtrenjtë të historisë së futbollit

Talentet e reja janë ato që kërkohen më shumë nga klubet pë të ndërtuar ekipin e së ardhmes. Por cilët kanë qenë adoleshentët që kanë kushtuar më shumë në historinë e futbollit?

#10 Pietro Pellegri – Nga Genoa te Monaco – €25m / £22m

I konsideruar si “Messi i ri”, Pietro Pellegri është lojtari më i ri, bashkë me Moise Kean të Juventus, që ka debutuar në Serinë A. I lindur në 2001-in, ai u bë 16-vjeçari më i shtrenjtë në botës pas vetëm 10 ndeshjeve të luajtura në Serinë A me Genoa-n. Ai realizoi dy gola kundër Lazio-s, duke u bërë lojtari më i ri që shënon një dygolësh në një prej pesë kampionateve kryesore të Europës.

#9 Anderson – Nga Porto te Manchester United – €30m / £20m

Kur United kërkoi të merrte Anderson nga Porto në 2007-ën, lojtarit iu mohuar leja e qëndrimit për mungesë eksperience. United u mbrojt duke thënë se ishte e pamundur që ai të kishte më shumë eksperiencë në moshën 19-vjeçare, duke parë se kishte ndihmuar Porto-n të fitonte dy kampionate radhazi në Primeira Liga. Kjo mbrojtje pati sukes, por eksperienca e Anderson në “Old Trafford” nuk ishte aq e mirë sa pritej, pavarësisht se ai luajti në 100 ndeshje të Premier League.

#8 Gabriel Jesus – Nga Palmeiras to Manchester City – €33m / £27m

Një kampion Olimpik me Brazilin, Jesus fitoi gjithçka ishte e mundur para se të largohej nga Palmeiras për të shkuar te Manchester City, duke shënuar gol dhe duke dhënë një asist në debutimin e tij në Premier League. Dëmtimet kushtëzuar sezonin e tij të parë me “Qytetarët”, por ai, gjithsesi, e mbylli vitin me shtatë gola dhe 4 asiste në 11 ndeshje.

#7 Renato Sanches – Nga Benfica te Bayern Munich – €35m / £27.5m

Një zbulim i Benfica-s, mesfushori Renato Sabches u ble nga Bayern Munich para se të fitonte çmimin Lojtari më i Mirë i Ri Euro 2016. Bavarezët e morën për 35 milionë euro para zhvillimit të turneut, duke i kursyer vetes disa miliona euro të tjera pas paraqitjes së tij mbreslënëse me Portugalinë. Pavarësisht nga kjo, Sanches nuk pati rendimentin që pritej nga ai në Gjermani dhe tani është huazuar te Sëansea.

#6 Wayne Rooney – Nga Everton te Man United – €38.7m / £26m

Golashënuesi më i ri në historinë e Anglië u transferua tek United nga Everton në 2004-ën në moshën 18-vjeçare pasi kishte luajtur 67 ndeshje në Premier League. Tek United, ai fitori gjithçka ishte e mundur, duke përfshirë edhe pesë tituj në Premier League, Champions League në 2008-ën dhe Europa League në sezonin e tij të fundit me “Djajtë e Kuq”.

#5 Luke Shaw – Nga Southampton te Manc United – €38.7m / £31m

Pasi debutoi me Southampton në moshën 16 vjeç, mbrojtësi i majtë anglez, Luke Shaw, u bë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Pas dy sezonesh në Premier League me “Saints”, United e bëri atë adoleshentin më të shtrenjtë në 2014-2n, duke fituar garën me Chelsea-in.

#4 Lucas Moura – Nga Sao Paulo te PSG – €45m / £38m

Këtë janar është transferuar te Tottenham nga PSG, por në verën e 2012-ës ai u bë një lojtar i PSG, që arriti të fitonte luftën me Manchester United dhe Inter. Në atë kohë, ai u bë blerja rekord e klubit francez dhe luajtur 200 ndeshje për Parisin, duke fituar katër tituj në Ligue 1.

#3 Vinicius Junior – Nga Flamengo te Real Madrid – €45m / £39.6m

Real Madrid pagoi klauzolën e vendosur nga Flamengo në kontratën e Vinicius Junior pas paraqitjes mbresëlënëse të bërë nga lojtari në Kampionatin e Amerikës së Jugut Under-17, ku u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut. Në momentin që Real bëri ofertën, Vinicius nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por u bë lojtari kyç i kuqezinjve në sezonin 2017, duke parë se spanjollët nuk mund të blinin zyrtarisht para se të mbushte 18 vjeç. Vinicius do ta kalojë 2018-ën dhe gjysmën e parë të 2019-ës si i huazuar në Brazil.

#2 Anthony Martial – Nga Monaco te Man United – €51m / £36m

Anthony Martial u bë adoleshenti më i shtrenjtë i historisë së futbollit kur u transferuar te Manchester United në shtatorin e 2015-ës. Dy vite më parë Monaco kishte shpenzuar vetëm 5 milionë euro për ta blerë, pavarësisht se ai kishte luajtur vetëm 4 ndeshje si profesionist. Ai shpërtheu në sezonin e tij të dytë te Monaco, duke realizuar 12 gola në 48 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Një paraqitje kjo që bindi United të shpenzonte shumë rekord për francezin.

#1 Kylian Mbappe – Monaco to PSG – €145m / £133m

Pasi theu rekordin e blerjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke shpenzuar 222 milionë euro për Neymar, PSG e vazhdoi verën e 2017-ës duke marrë një nga talentet më të mirë në qarkullim. Mbappe zbarkoi në Paris nga Monaco me formulën e huazimit, por PSG do të jetë e detyruar të paguajë 180 milionë euro verën e ardhshme. Adoleshenti francez realizoi 26 gola në të gjitha ndeshjet e luajtura në sezonin 2016-17 me Monaco dhe ka vazhduar paraqitjet e mira me fanellën e Parisit.

Related posts

U RIKTHYE PAS 2 MUAJSH NË FUSHË/ Neymar ndëshkohet me karton të kuq, Lille thyen PSG-së

Delo.autor

“EPOKA E RE”/ Kapiteni “legjendar” MALDINI rikthehet tek “DJALLI” (DETAJE)

Isa.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Kumbulla mesazh solidariteti: Uroj që gjithçka të përfundojë së shpejti dhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment