Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ ASTON VILLA-S/ Reagim prej lideri i Ronaldos: Ky është vetëm fillimi, çdo pikë vlen

Kristiano Ronaldo ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mendimet e tij pas humbjes që skuadra e Mançester Junajtid pësoi në shtëpi përballë Aston Vilës. Ylli portugez nuk mundi të ndihmonte skuadrën e cila u mposht në “Old Traford:” me shifrat 0-1 dhe tani sheh t’i largohen paksa rivalët kryesorë në luftën për titull.

CR7 ka reaguar me një postim prej lideri të vërtetë, duke bërë thirrje për reagim nga të gjithë në një moment i cili është padyshim shumë delikat për ekipin.

“Ky është vetëm fillimi, por në një turne aq të fortë sa Premier Liga, çdo pikë vlen! Ne duhet të reagojmë menjëherë, të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të tregojmë forcën tonë të vërtetë”, ishte mesazhi i Ronaldos sa për tifozët, ashtu edhe për shokët e tij të skuadrës të cilët ishin në një ditë “jo” dhe rrallëherë vendosën portugezin në kushtet e duhura për të thënë fjalën e tij.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Gafa e Barcelonës, bleu Dembele në vend të…

Delo.autor

SHEIKU SYNON PËRFORCIME TË FUQISHME/ Treshes “VRASTARE” të PSG-së po i vjen FUNDI, ja sulmi i ri

Delo.autor

SUAREZ TREMB BRAÇËN/ Ja sa GJATË do të qëndrojë jashtë fushave urguaiani 

Isa.Autor

Leave a Comment