Futboll Seria A

Milan bën hapin e madh, largohet nga ‘San Siro’ për të ndërtuar një stadium tjetër

Edhe pse dje u zhvillua takimi mes Milan dhe Inter në Komunën e Milanos për të diskutuar të ardhmen e San Siro, kuqezinjtë nuk e kanë braktisur idenë e ndërtimit të një stadiumi të ri, duke e lënë kështu Meazza në duart e zikaltërve.

Klubi i Milanit po luan në dy tavolina paralele dhe sapo të qartësojë idetë, do të marrë vendimin përfundimtar. Në muajt e fundit, administrata komunale ka propozuar disa zona (Santa Giulia, Rogoredo dhe Porto di Mare), por kuqezinjtë nuk janë të bindur.

Si zbuloi këtë mëngjes Corriere della Sera, Milan, të cilit i është caktuar edhe një këshilltar për të menaxhuar fazën e kërkimit në zonën ku ajo mund të ndërtojë stadiumin e ri, ku në veçanti,  kuqezinjtë do të jenë më shumë të tërhequr në zonat në veri të Milanos . Pernasi do të ketë mandatin e përgjithshëm për studimin e zonës dhe studimin e fizibilitetit të projektit.

Sa i përket stadiumit, modeli që kuqezinjtë kanë  është stadiumi Juventus, që është një impiant me pak më shumë se 40 mijë vende, por i aftë për të gjeneruar të ardhura më të larta se San Siro. /Alpenews.al/

Related posts

“EURO 2020″/ U dëmtua në miqësoren ndaj Austrisë, ylli i Anglisë humbet Europianin

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Messi i vetëm kapitullon “Djajtë e Kuq”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Kina ‘thërret’ Hamsik, sllovaku në dilemë

Sadik.Autor

Leave a Comment