Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Federata Spanjolle kundër La Liga: Kjo është e papërgjegjshme, anti-patriotike!

Luftë e hapur midis Federatës Spanjolle të Futbollit dhe La Liga, nën emrat e Luis Rubiales dhe Tebas. Presidenti i RFEF sulmoi ashpër kolegun e tij për çështjen e tamponëve (testin e “Coronavirus”) për të gjithë lojtarët në ekipe. Në një konferencë për shtyp, Rubiales e quajti këtë gjë “të papërgjegjshme”, sepse nuk mund t’iu bëhen teste “Coronavirus” lojtarëve para njerëzve që luftojnë midis jetës dhe vdekjes nëpër spitale:

Unë mendoj se është e papërgjegjshme kjo gjë, kur ka pacientë që luftojnë për jetën në spitale. Nuk është e përshtatshme që të përdoren teste për lojtarët me shëndet të mirë, kur ka njerëz që iu duhen ato. Ju nuk mund ta shihni realitetin. Ne të gjithë jemi të mbyllur në shtëpi; nuk bën asnjë ndryshim nëse jeni i infektuar apo jo. Nëse dikush ka simptoma të rënda, ai është personi që domosdoshmërisht ka nevojë për test, jo një futbollist, i cili është i izoluar pa asnjë shqetësim shëndetësor”.

Rubiales, gjithashtu, i ftoi të gjitha klubet spanjolle të futbollit që të kontribuojnë dhe të përpiqen t’i ndihmojnë spitalet, duke iu referuar edhe një kërkese të qeverisë spanjolle: “Autoritetet thanë këtë: nëse dikush ka tamponë, maska, doreza, ju lutem dorëzojini nëpër spitale, sepse atje po mbarojnë. Konstatoj disa njerëz që po dërgojmë tamponë nëpër klube, kjo është mungesë solidariteti, madje mund të jetë e paligjshme. Duhet t’ju vijë turp për këtë, është një gjest anti-patriotik. Kur të mbarojë e gjitha kjo, kur më pak njerëz të kenë nevojë për tamponë, ndoshta ne do ta konsiderojmë testimin për lojtarët e klubeve tona, por tani për tani testet duhet të jenë për ata që kanë nevojë për to”.

Related posts

MOURINHHO E PËLQEN SHUMË/ Portugezi është “mollë e ndaluar”

Isa.Autor

ZBULON PLANIN B NË MERKATO/ Salihamidzic gati të sakrifikojë talentet dhe yjet për para. Ja si merr formë Bayern…

Delo.autor

Lacio ka humbur shkëlqimin/ TARE ka një URDHËR të PRERË për ekipin: Deri të shtunën…

Isa.Autor

Leave a Comment