Europa League UEFA

Milan, Cutrone: “Fitore e madhe, por kujdes…!”

Pas fitores me tre gola ndaj Ludogorets, Patrick Cutrone komentoi ndeshjen e suksesshme të kuqezinjve. “Jam i kënaqur, sidomos sepse kemi fituar kundër kësaj skuadre shumë të vështirë. U treguam të aftë, në fillim po vuanim disi, por më pas u treguam të zotët për të qëndruar të bashkuar dhe kaluam në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë. Gjatë javës punojmë për gjithçka, studiojmë kundërshtarin dhe kuptojmë se çfarë lloj ndeshje duhet të bëjmë”, komentoi Cutrone.

“Calhanoglu? Me atë ndihem shumë mirë, unë tentoj të shkoj aty ku shkon topi. Për fat, arrita të shënoj. Ndihem mirë si me Calhanoglu, ashtu edhe me Suso. Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin edhe për ndeshjen e ardhshme, sepse janë një skuadër e rrezikshme. Sot kemi arritur një rezultat të madh, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Cutrone, që në lidhje me ndeshjen ndaj Sapmdoria u shpreh: “Fitorja ndihmonë për të fituar, nga nesër mendojmë për Sampdorian, që ndodhet sipër nesh. E dimë që duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të marrë fitoren me vete në shtëpi”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ “CAS” shtyn vendimin për ekipin e Skënderbeut, ja data

Delo.autor

VIDEO/ Napoli 1-1 RB Leipzig. Timo Werner me supergol

Q.Autor

Zidane bëhet “legjendë”/ Zbuloni kujt ja kushton trofeun e Championsit francezi

Sadik.Autor

Leave a Comment