Futboll Ligue 1

Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se kanë hapur një hetim për festën e Gerard Pique në Espanyol.

Më parë këtë muaj, spanjolli shënoi gol në barazimin e vonshëm për Blaugranën në derbin katalanas.

Megjithatë, festa e tij drejtuar tifozëve vendas lë shumë për të dëshiruar, pasi Pique iu drejtua me gisht në hundë atyre.

Festa e Piques me bashkëlojtarët

Espanyol nuk e kishte raportuar incidentin, por ishte ankuar se mbrojtësi i quajti Espanyolin klub nga Cornella (zona në të cilën ndodhet stadiumi i tyre) dhe jo Espanyoli nga Barcelona – titulli i tyre zyrtar.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e kishte quajtur incidentin ‘provokues’, por përsëriti se ai nuk do të ishte pjesë e asnjë procesi vendimmarrës, i cili mund të sillte mbrojtësin me një pezullim nga loja.

Ditëve të ardhshme pritet të merret një vendim përfundimtar për mbrojtësin e Barcelonës, por Pique e ka mohuar se ka provokuar tifozët vendas.

Related posts

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

F.autor

DËNIM EKZEMPLAR NGA UEFA/ Manchester City organizon mbledhje urgjente me lojtarët!

Delo.autor

MBAPPE APO HAALAND, KUSH ËSHTË E ARDHMJA E FUTBOLLIT? Ylli Suarez i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Delo.autor

Leave a Comment