Futboll Seria A

Milan i “rinuar”, meritat shkojnë për Gattuson

Një Milan i kultivuar dhe i ekuilibruar, të tillë paraqiten tashmë kuqezinjtë e Rino Gattusos me trajnerin që meriton një ndjesë pulike nga i gjithë opinioni spotiv që dyshoi tek ai. E patën nënvleftësuar duke pretenduar se nuk ishte ai njeriu i duhur për të ringritur Milanin por Gattuso i’u vërtetoi të gjithë mosbesuesve të kundërtën pasi tashmë ekipi i Milanit, i cili dukej se ishte futur në një tunel pa dritë e ka kaluar momentin delikat duke u kthyer fuqishëm drejt pritshmërive të fillim sezonit. Vendosmëria dhe grinta e trajnerit solli rikthimin e kuqezinjve drejt objektivave të një klubi të madh. Edhe pse vetë ai në momentet e para u përfshi në një situatë të vështirë me mungesë të theksuar rezultatesh këmbëngulja dhe besimi te puna ndikoi në kthimin drejt rrugës së duhur çka vërteton faktin se ai është një trajner i zoti, i aftë për të menaxhuar një skuadër të madhe, pra me pak fjalë një trajner i denjë, me ide të qarta. Me koncepte të pakta por të sakta. Pas forcës fizike të rigjetur, Gattuso aplikoi strategjinë e tij të bazuar tek logjika dhe organizimi i saktë, me Milanin që tashmë është një skuadër e konsoliduar. Ky ekip ka rigjetur ritmin e duhur, stabilitetin emotiv përgjatë 90 minutave që vërtetohet nga fakti se nuk humbasin më. 9 ndeshje rradhazi pa pësuar asnjë disfatë në të gjitha kompeticionet, Milani vërteton se është rritur. Është fakt se tashmë edhe drejtuesit e klubit e kanë kuptuar rëndësinë e trajnerit që fillimisht e projektuan si të përkohshëm duke dashur tashmë që të sigurojnë edhe për vazhdimësinë shërbimet e tij. Zgjedhje e drejtë që konfirmohet nga 18 pikët e fituara ku në klasifikimin e Serisë A vetëm Napoli dhe Juventus kanë bërë më mirë. Njëherazi Milani është e vetmja skuadër italiane që ka arritur të siglojë një fitore në këtë fazë të Europa Leagues  me të gjitha ekipet e tjera përfqësuese të Serisë A që kanë pësuar disfata. Gjithsesi Milani ka edhe një tjetër as nën mëngë tashmë me Cutronen talentin 20-vjeçar që është rritur në Millanelo, i cili evokon sulmuesin legjendar të kuqezinve Filipo Inazghi. Me një merkato që kushtoi miliona euro për projektin e ri duket se këtij Milani suksesi i buron nga vet produktet e tij. Cutrone është lojtari që teksa e sheh në aksion të sjellë në kujtësë Superpipo Inzaghin. Cutronte nën urdhrat e Gattusos bashkë me pjesën tjetër të organikës premtojnë ta rikthejnë këtë skuadër tek sukseset e mëdha.

 

Related posts

“ARMATOSET” SARRI/ Dy rikthime të rëndësishme tek Juventus gati për Champions

Delo.autor

PAMJE EMOCIONUESE/ UEFA i kushton një video fantastike “Air Albania Stadiumit” (VIDEO)

F.autor

Incidente në Korçë/ PARTIZANI “thyen heshtjen”: Marrëdheniet klub+tifozë janë një binom i… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment