Futboll Sport

“Fenomeni” Ronaldo takohet me Zlatan dhe yjet e LA Galaxy

Që prej mbërritjes së bujshme të Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United në mars, LA Galaxy ka një frymëzim të madh për të fituar titullin këtë sezon.

Por skuadra e MLS ditën e enjte është vizituar nga sulmuesi legjendar i Brazilit Ronaldo në StubHub Center dhe ai i ka uruar fat Ibrahimovic dhe shokëve të ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

Zlatan dhe Ronaldo kaluan disa momente së bashku në dhomat e zhveshjes përpara se ish-lojtari i Inter dhe Real Madrid të prezantohej me pjesën tjetër të skuadrës.

Dy sulmuesit më pas ndërruan fanellat përpara se Ronaldo të dilte në foto me Zlatan dhe skuadrën amerikane.

Nëpërmjet faqes së tij në Instagram, braziliani i ka uruar fat ekipit për pjesën e mbetur të sezonit: “Ishte bukur të takoja Zlatan Ibrahimovic! Fat të mbarë dhe shpresoj të rikthehem për play-offet.”

Gjatë vizitës, trajneri i Galaxy Sigi Schmid i ka kërkuar Ronaldo-s me shaka t’i bashkohej skuadrës, dhe R9 është përgjigjur: “OK, më lini të stërvitem pak më shumë. Për play-offe mbase do të kem humbur 10 kile.”

Related posts

NJË EMËR SURPRIZË PËR SULMIN/ Klubi i Juventus: asisti vjen nga… City

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një super asist nga Koke, sulmuesi Morata ndëshkon Greqinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Kaloi me sukses testet mjekësore, gati zyrtarizimi i Rafinha-s

Q.Autor

Leave a Comment