Futboll Seria A

Milani rikthehet te fitorja, kuqezinjtë MPOSHTIN Spalin

Milani është rikthyer bindshëm me fitore pasi mposhti Spalin në transfertë me rezultatin 4-0.

Të besuarit e Gennaro Gattusos e nisen furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, kur Patrick Cutrone shënoi në portën e vendasve.

Kuqezinjtë vazhduan dominimin por iu desh të priste deri në minutën e 65-të për të shënuar 2-0 me anë të Cutrones.

Nuk vonoi shumë dhe Lucas Biglia shënoi për 3-0, 15 minuta para fundit të takimit.

Në fund të ndeshjes Fabio Borini shënoi për 4-0. Milan tani ka 38 pikë në vendin e shtatë në tabelë.

Related posts

LAZIO SHPALL LISTËN E EUROPA LEAGUE/ Inzaghi nuk grumbullon njërin prej shqiptarëve, ja emri

Delo.autor

“ÇFARË KANË FITUAR POCHETTINO DHE KLOPP?” Mourinho i provokon të gjithë: Koha tregoi i kujt ishte faji…

Delo.autor

VIDEO/ Kërkonin ta nxirrnin nga fusha, shikoni çfarë bën Nejmar për vogëlushin

Isa.Autor

Leave a Comment