Futboll

Milanin e presin 20 ditë ‘ferri’. Ja sfidat e ‘nxehta’ në Kupën e Italisë, Serie A dhe Europa League

Që prej 27 dhjetorit të 2017-ës, kur mposhti dhe eliminoi Interin nga Kupa e Italisë, Milani “fluturon”, teksa numëron vetëm rezultate pozitive radhazi, pra plot 9 fitore dhe 3 barazime, në të gjitha kompeticionet.

Triumfi në Romë, me rezultat dhe lojë, ishte vetëm “qershia mbi tortë” për skuadrën e Gattusos, që ka treguar një rritje të ndjeshme në muajt e parë të 2018-ës.

Tani kuqezinjtë janë rikthyer të pretendojnë një vend në zonën Champions, përveç se janë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe në 1/8-at e Europa Leagues.

Gjithsesi, duke filluar nga kjo fundjavë, deri më 15 mars, Milani i Gattusos do të luajë të gjithë sezonin, pasi në të 3 garat ku merr pjesë, e presin sfida vërtetë deçizive.

Gjithçka fillon të mërkurën në mbrëmje, në sfidën e kthimit të Kupës së Italisë, në “Olimpico” ndaj Lazios. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola dhe të mërkurën do të vendoset se cila nga skuadrat do të kalojë në finale.

Më pas, të dielën në mbrëmje do të zhvillohet derbi i Madonninës me Interin, ku një fitore e kuqezinjve, do t’i kthente tërësisht në lojë për një vend në 4-shen e parë të renditjes, që të çon në Champions.

Saga do të vijojë më datë 8 dhe 15 mars, më dopjo-sfidën ndaj Arsenalit, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa Leagues. Skuadra e Wengerit është një nga më të fortat e kompeticionit, ndaj edhe kjo sfidë u cilësua si finale e parakohshme.

Nëse Milani i Gattusos ia del të kualifikohet, atëherë kuotohet si pretendentja kryesore për të triumfuar në këtë kompeticion.

Ndërmjet dy takimeve me Arsenalin, është edhe një sfidë në kampionat, transferta ndaj Genoas, një skuadër që i ka hapur punë kuqezinjve në vitet e fundit.

Kështu, nga sfida me Romën, deri më 15 mars, Milani luan pjesën më deçizive të sezonit, pasi mund të mbetet në garë për të realizuar objektivat në të 3 kompeticionet, por edhe mund t’ju thotë lamtumirë të 3-ve dhe të hedhë në kosh këto dy muaj bindës.

 

Related posts

Chelsea, Antonio Conte do të fitojë 10 mln euro në rast shkarkimi

Q.Autor

Isco shënon super-gol, nuk feston kundër ish skuadrës së tij

Sadik.Autor

“ÇMENDET” INTERI/ Bën gati rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç

Delo.autor

Leave a Comment