Futboll

Operohet ‘ylli’ i Bajernit, mbyll sezonin dhe rrezikon Botërorin

Anësori i talentuar francez, Kingsley Coman është operuar me sukses, por rrezikon Botërorin që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Coman dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës së majtë në barazimin e Bayern Munich 0-0 me Hertha Berlinin.

Zgjidhja e vetme ishte operimi. Bayerni ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se lojtari do të mungojë për shumë javë, duke mos treguar datën e saktë të rikthimit.

Sipas mediave gjermane e franceze, ka përfunduar pothuajse sezoni për 21 vjeçarin dhe rrezikon seriozisht edhe Botërorin.

Related posts

“KUR U KËRKON SHOKËVE QË TË VENDOSIN EMRIN TËND NË…”/ Mesfushori Costa bën komentin epik pas 6 kupave me Bayern (FOTO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Polonia kalon në avantazh ndaj Japonisë (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK KA QENË VITI I TIJ MË I MIRË TEK REALI/ Historia e trazuar e Gareth Bale për 2019

Delo.autor

Leave a Comment