Futboll Seria A

Mirabelli: Shpresojmë që Gattuso të qëndrojë me ne për dhjetë vite

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, shpreson që Gennaro Gattuso të qëndrojë në klubi si trajner edhe për dhjetë vite.

Drejtori ka folur për punën e tij dhe skuadrën, duke e cilësuar si shumë të mirë punën e bërë nga trajneri italian.

“Gattuso nuk ka vetëm angazhim dhe forcë, ai është një njeri i mrekullueshëm dhe trajner i mrekullueshëm”.

“Duam që ta kemi këtu edhe për 10 vite si trajner i yni”.

“Ne ende nuk kemi bërë asgjë. Skuadra po bëhet një ekip, luan si ekip”.

“Skuadra po lufton në të tre fronte. Ne besojmë në zgjedhjet tona dhe besojmë që  kemi ndërtuar një ekip të ri me baza solide”, ka thënë Mirabelli.

Milani është në garë në Ligën e Evropës, Kupën e Italisë dhe në kampionati kërkon një vend në Ligën e Kampionëve edhe pse ka mbetur prapa nga vendi i katërt me 10 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Milani e zhvillon kundër Spalit si mysafirë.

Related posts

NGA FEDERER TEK RONALDO/ Njihuni me 11 sportistët e famshëm që nuk kanë tatuazhe (FOTO)

Delo.autor

Dikur luante tek Reali dhe Barcelona, sot emërohet trajner i Bosnje-Herzegovinës

Q.Autor

TRONDITET TRAJNERI POCHETTINO/ Dëmtohet dhe rrezikon gjysmëfinalen e Championsit ylli i PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment