Futboll La Liga Sport

NISMA “THE EXHIBITION”/ Ronaldinho, Rivaldo dhe legjenda të tjera kthehen në fushë për “El Clasico”-n special

Ronaldinho, Rivaldo, Deco dhe shumë të tjerë do të kthehen në fushë.

Bëhet fjalë për një nismë me rastin e ventit Barça, The Exhibition që do të zhvillohet në Tel Aviv, Izraele. Sic ka lajmëruar klubi katalanas, shumë ish-yje të skuadrës do të promovojnë eventin gjatë muajit korrik.

Në program është edhe një El Clasico me shije të ëmbël me flamuj të dy klubeve. Ata që do të marrin pjesë në ndeshje janë Ronaldinho, Rivaldo, Deco, Jon Andoni Goikoetxea, Miquel Soler, Guillermo Amor, Gaizka Mendieta, Javier Saviola, Ronald de Boer, Juan Carlos Rodriguez, Frederic Dehu, Samuel Okunoëo dhe Jesus Mariano Angoy.

Ndeshja mes ish-yjeve do të transmetohet nga tv e Barcelona-s 20 korrikun e ardhshëm.

Sfida, ashtu si gjithë eventi, është ideuar “për të promovuar vlerat dhe emrin e Barçës në të gjithë botën nëpërmjet ish-lojtarëve të saj dhe për t’u dhënë mundësinë atyre për të vazhduar të luajnë me skuadrën edhe pas tërheqjes nga futbolli profesionist. Objektivi është që të luhet dhe të organizohen evente paralele në vende të ndryshme të botës”.

Related posts

RIKTHEHET PAS NË KOHË/ I ka shënuar golin më të hidhur në karrierë, “Iluzionisti” ka një super mesazh (FOTO)

Delo.autor

Roma rrezikon të humbasë tre lojtarë kyçë ndaj Barcelonën

Sadik.Autor

Formacioni më i mirë i vjeshtës në Angli, City dominon pothuajse të gjithë formacionin (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment