Futboll Premier League

Mkhitaryan: Ai është numri 10 më i mirë

Henrikh Mkhitaryan ka thënë se shoku i tij i skuadrës tek Arsenal, Mesut Ozil, “është një nga më të mirët në botë” dhe ka shtuar se numri 10-të i londinezëve “është më i miri në pozicionin e tij”.

Ozil konsiderohet si një nga fantazistët më të mirë të historisë së Arsenaql, edhe pse Mkhitaryan ka dhënë një asist më shumë se ai në këtë sezon të Premier League.

“Të gjithë e dinë se Mesut është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është një kënaqësi të luash në krah të tij sepse ai e kupton shumë mirë ndeshjen e futbollit, ka një vizion të jashtëzakonshëm dhe është më i miri në pozicionin e tij”, ka thënë armeni.

Mkhitaryan është bashkuar me Aubameyang te Arsenal: “E njoh shumë mirë atë, është një nga shokët e tij më të mirë. Jam shumë i lumtur që e ikam në ekip dhe mendoj se ai do t’i gëzojë shumë tifozët. Adhuroj të luaj me të”.

Related posts

Ndryshon jeta e ish-lojtarit të Barcelonës, bëhet president i klubit të njohur

Isa.Autor

Ceferin: Nuk e dua VAR-in në Champions për këtë arsye…

Sadik.Autor

Carvajal dorëzohet: Duhet të luftojmë vetëm për Champions League

Q.Autor

Leave a Comment