Futboll La Liga

Modric: Pengu i vetëm? Që nuk fitova trofe me Tottenham

Luka Modric ka zbuluar “pengun e vetëm” që ka nga koha kur luante me Tottenham. Kroati ka luajtur për katër vite me skuadrën angleze para se të transferohej te Real Madrid, me të cilët ka luajtur mbi 150 ndeshje dhe ku është konfirmuar si një prej mesfushorëve më të mirë në botën e futbollit.

Me madrilenët ka fituar gjithçka, ndërsa me Tottenham asgjë. “Pengu im i vetëm është se nuk fitova asgjë me Tottenham, pavarësisht se kishim një skuadër të fortë, që luante një futboll të bukur dhe tërheqës”, ka thënë 32-vjeçari për “FouFourTëo”.

“Më vjen keq për mënyrën si u largova, do të doja që gjërat të kishin shkuar ndryshe. Shpresoj që tifozët ta kenë kuptuar se unë ndoqa ëndrrën time. Por kujtimet e mia për atë kohë janë vetëm pozitive. Tottenham është klubi i parë që më dha mundësinë për të luajtur në kampionatin më të fortë në botë”.

“Luajtëm në çerekfinalet e Champions League, kundër Real Madrid, dhe një finale të Kupës së Ligës. A i ndjek akoma? Po, kur kam kohë. Më pëlqen të shikoj ndeshjet e Totytenham dhe më vjen mirë për nivelet ku kanë arritur. Ata luajnë një futboll që mua më pëlqen ta shoh dhe mendoj se mund ta fitojnë Premier League në të ardhmen e afërt. Kanë lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Modric.

Related posts

Valë rinovimesh tek Milani/ Kuqezinjtë pranë akordit me mesfushorin e talentuar

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Fitore historike: Laçi kualifikim ëndrrash në Europë, Uzuni protagonisti apsolut

Isa.Autor

PAS LARGIMEVE TË DONNARUMMA DHE CALHANOGLU/ Klubi i Milan: Nuk i akuzojmë por duhet ta dini se…

Delo.autor

Leave a Comment