Futboll Seria A

Presidenti konfirmon: Do të shkojë tek Inter dhe do të ketë një klauzolë 110 mln euro

Lautaro Martinez do të jetë një lojtar i Inter. Këtë e ka deklaruar presidenti i Racing Avellanda, Victor Blanco, për “Fox Sports”. “Lautaro e ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar tek Inter. Nuk kemi caktuar një çmim, por kemi marrë një ofertë nga Inter dhe kemi lajmëruar Valencia-n, që ka të drejtën e blerjes. Lojtari do Inter-in dhe ne do ta mbështesim vendimin e tij. Diego Milito ka patur një ndikim të madh mbi zgjedhjen e bërë nga Martinez”, ka thënë Blanco.

Por ka më shumë, sepse Blanco ka zbuluar se Martinez do të ketë një klauzolë për prishjen e kontratës me zikaltrit: “Do të qëndrojë këtu deri në qershor dhe tek Inter do të ketë një klauzolë prej 110 milionë eurosh. Duhet të them se është një lojtar i veçantë: kundër Huracan (tre gola) ka treguar se është unik në një ditë aq delikate. Në stadium ishte trajneri i Argjentinës, Sampaoli, dhe drejtuesit e Inter, por ai ka luajtur shumë mirë”.

Related posts

PRITET TË RIKTHEHET NË STOL/ Ja skuadra që Antonio Conte merr drejtimin në verë

Delo.autor

Messi i mahniti të gjithë ndaj Liverpoolit, vetëm Valverden jo: Nuk më surprizoi aspak

Delo.autor

Fitorja e Realit kundër Atleticos, i bënë “dhuratë” titullin Barcelonës!?

Sadik.Autor

Leave a Comment