Futboll Sport

Ronaldo zbulon moshën biologjike dhe paralajmëron të gjithë

Epoka triumfuese e Cristiano Ronaldo te Real Madrid do të zgjasë edhe shtatë ose tetë vite të tjerë. Këtë e ka konfirmuar vetëm ylli portugez gjatë një interviste të dhënë për “El Chiringuito de Jugones”, pak ditë para finales së madhe të Champions League kundër Liverpool.

“Do të tërhiqem kur të jem 41 vjeç. Mosha ime biologjike është 23”, ka thënë CR7.

Sikur të mos mjaftonin testet e zhvilluara në qendrën stërvitore të Real Madrid, edhe shifrat janë në favor të 33-vjeçarit portugez: 26 gola në La Liga, 22 prej të cilëve te shënuar nga janari, dhe 15 të tjerë në edicionin aktual të Champions-it, që e kanë çuar në 120 numrin e golave të tij në këtë kompeticion.

Related posts

NDESHJA NDAJ PORTUGALISË/ Chiellini: Nuk jam i pazëvendësueshëm

Isa.Autor

“UNË E DIJA QË…”/ Ferguson tregon si e bindi Ronaldon: S’mund ta imagjinoja tek City

F.autor

CHAMPIONS/ Uzuni i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaros. Tani sfidon Olajinkën

Delo.autor

Leave a Comment