Futboll Premier League

Mourinho në dyshim, Pocchetino zëvendësuesi ideal për Manchester United

Manchester United është duke e monitoruar ende Mauricio Pochettinon, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Jose Mourinhos, raporton Manchester Evening News.

Mourinho nënshkroi kontratë të re me Unitedin javën e kaluar, por gjiganti anglez vazhdon të punojë për ta gjetur pasuesin afatgjatë të portugezit.

Ndërsa, fitorja 2-0 në “Wembley” e Pochettinos ndaj Unitedit të mërkurën mbrëma vetëm do ta forcojë reputacionin e tij me drejtuesit e Unitedit.

Edhe Real Madridi thuhet të jetë i interesuar për Pochettinon dhe mund t’i bëjë ofertë atij i pari, pasi Zinedine Zidane është nën presion të madh pas një sezoni të dobët deri tani.

Related posts

MILANI NË KRIZË TOTALE/ Dështon një tjetër blerje, ylli mbrojtës preferon të luajë në…

Delo.autor

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ Pas 15 minutash lojë, Werner zhbllokon sfidën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Përgatitjet për Pogradecin, Lika mund të kursehet. Ngoo ende në Tiranë

Sadik.Autor

Leave a Comment