Basketball Të tjera

Houston mposht San Antonio, Griffin protagonist për Detroit

Houston ka fituar 102-91 ndaj San Antonio në ndeshjen e radhës në NBA, duke konsoliduar pozitat në renditje në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull, por në fushë dominoi skuadra e Houston, me Harden që bëri një tjetër paraqitje të mirë, autor i 28 pikëve dhe 11 asist, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Green për Spurs. Pas një loje spektakolare fiton skuadra e Denver, që mundi 127-124 Oklahomën, ndeshje e hapur dhe me rivalitet deri në fund. Murray me 33 pikë, Jokic me 29 dhe Harris me 25 bënë diferencën në fushë, ndërsa 29 pikt e Westbrook për miqtë mbetën për statistikë.

Nga ndeshja San Antonio – Houston, 91-102

Në sekondat e fundit fiton edhe Washington, që mposhti 122-119 Toronto, ndeshje e hapur dhe emocionuese, me skuadrat që dueluan deri në fund për fitoren. 7 lojtarë të Washington realizuan mbi 10 pikë, me Beal që ishte shënuesi më i mirë, autor i 27 pikëve, ndërsa për kanadezët nuk mjaftuan 29 pikët e Lowry dhe 23 të DeRozan. Detroit mundi 104-102 Memphis, tjetër sfidë me rivalitet, ku herë kryesonte njëra skuadër e herë tjetra. Griffin me 24 pikë e 10 rebaund protagonist për Detroit që në ndeshjen e parë me ekipin e ri. Fiton edhe Minnesota, 108-89 ndaj Milwaukee, me dyshen Butler-Antetokounmpo që realizoi 52 pikë.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Memphis, 104-102

Washington – Toronto, 122-119

Minnesota – Milwaukee, 108-89

San Antonio – Houston, 91-102

Denver – Oklahoma, 127-124

Related posts

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

Canelo Alvarez kërcënon Golovkin: Po vij për të të treguar vendin

Sadik.Autor

Elbasan, Luiza Gega triumfon në Mitingun Ndërkombëtar të atletikës

Sadik.Autor

Leave a Comment