Europa League UEFA

Napoli-Leipzig, historia favorizon “axurrët”

Dy nga skuadrat më të forta që kanë mbetur në këtë kompeticion do të përballen mbrëmjen e së enjtes në “San Paolo”. Napoli, kryesues i Serisë A, do të presë Leipzig, skuadra që mban vendin e dytë në Bundesliga. Kjo është e vetmja ndeshje e fazës së 1/16-ve të Europa League që vë përballë dy skuadra të eliminuara nga faza me grupe e Champions League. Italianët e kanë fituar në të kaluarën kupën UEFA, ndërsa Leipzig kanë debutuar në këtë sezon në kompeticionet europiane.

Këto dy ekipe nuk janë ndeshur kurrë më parë në të kaluarën dhe ky do të jetë takimi i parë për Leipzig kundër një skuadre italiane. Gjithsesi, Napoli ka luajtur më parë kundër skuadrave gjermanedhe ka qenë i pamposhtur në gjashtë nga nëntë ndeshjet e luajtur në shtëpi kundër këtyre ekipeve në Europë: 4 fitore, 2 barazime, 3 humbje. Skuadra e Sarri-t po lufton për titullin në kampionat dhe ka shumë mundësi që tekniku të mos hedhë në fushën formacionin e tij më të mirë.

Lojtarët që mund të bëjnë diferencën në këtë takim për vendasit janë Jose Callejon, i cili pritet të luajë nga minuta e parë dhe që ka marrë pjesë në realizimin e 11 golave në kampionatin italian (7 gola, 4 asiste). Lorenzo Insigne, nga ana tjetër ka realizuar tre gola në Europë në këtë sezon dhe do të synojë ta përmirësojë këtë ecuri. Për sa i takon Leipzig, Timo Werner ka arritur të shënojë 3 gola për skuadrën e tij në Champions League.

Shifra dhe Fakte
– Napoli nuk ka pësuar asnjë humbje në 17 nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura në Europa League. Gjithsesi, italianët nuk kanë arritur të fitojnë 3 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi në fazën e 1/16-ve.
– Leipzig ka arritur të marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman që ka luajtur në transfertë.

 

Related posts

Nis pjesa e dytë/ Atletico Madrid 45 minuta larg trofeut madhor

Sadik.Autor

ARSENAL-RENNES/ Maitland-Niles realizon të dytin ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Juventus në avantazh ndaj Tottenham, Gonzalo Higuain autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment