Champions League Futboll Sport UEFA

Dominimi i Champions-it, Zidane: Kjo që po bëjmë, është fantastike

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e cilësoi dominimin e Ligës së Kampionëve nga ekipi i tij si “jo normale”, pasi arritën në finalen e tretë europiane të njëpasnjëshme. Një barazim 2-2 në shtëpi, ndaj Bayern Munich, të martën, ishte i mjaftueshëm për “Los Blancos”, që të arrinin në finale për herë të katërt në pesë sezone, me një fitore totale prej 4-3.

Dhe Zidane, i cili nuk është eliminuar nga kompeticioni në fjalë që nga marrja e drejtimit të Real Madridit në vitin 2016, këmbëngul se dominimi europian i tij është i pabesueshëm. “Ne jemi ende vetëm në finale, por duhet të jemi të lumtur. Nuk është e zakonshme të jemi në finale të Champions-it për herë të tretë rresht, kjo nuk është normale, – tha ai në një konferencë shtypi.

– Tani, ajo që duhet të bëjmë, është të përpiqemi të fitojmë. Do të bëjmë gjithçka të mundur, duke luftuar, për ta mbrojtur titullin tonë me çdo kusht. Sidoqoftë, është mjaft mirë të arrijmë në finale për të tretën herë me radhë. Nuk është vetëm ky ekip, është ky klub, është historia që vjen nga shumë kohë më parë.

Po shkruajmë histori, sikur të gjithë të tjerët kanë bërë para nesh. Ne po e bëjmë këtë dhe jemi të lumtur. Real Madridi nuk heq dorë kurrë, madje edhe përmes vështirësive, ashtu siç kishim kundër Bayernit, por ne besojmë në atë që bëjmë dhe do të luftojmë për t’i arritur të gjitha gjërat”.

Një dopietë e Karim Benzema e ndihmoi Real Madridin në ndeshjen e dytë, në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi francez ka shënuar vetëm 11 gola këtë sezon, por është mbështetur vazhdimisht nga Zidane: “Karim tregoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, siç bëri vitin e kaluar, se sa i mirë është si lojtar.

Ai kurrë nuk hoqi dorë dhe jam i lumtur për të, ashtu si për të gjithë lojtarët e mi. Mendoj se lojtarët janë ata, që na japin kënaqësinë. Unë nuk jam i vetmi që punoj, kam staf dhe bashkë i vendosim gjërat. Produkti shihet në fushë. Kur djemtë luftojnë dhe marrim rezultate pozitive, është mirë për të gjithë”.

Related posts

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Lëvizje në formacion dhe në role, ja si ndryshon Dinamo me Devollin trajner…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ledian Memushaj rikthehet tek klubi i madh italian

Isa.Autor

BEFASON REALI/ Në JANAR mund të kryhet transferimi më i çuditshëm në histori (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment