Kategoria Superiore Shqipëri

Ndeshja ndaj Skënderbeut/ Ultras Guerrils: Nuk na intereson dosja çarçaf e trukimeve

Ditën e shtunë do të luhet supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore, Skënderbeu-Partizani. Ultas Guerrils mungojnë prej disa kohësh në ndeshjet e Partizanit, por ata do të kthehen në ndeshjen ndaj Skënderbeut në Korçë.

Ja njoftimi që ata kanë bërë në faqen e tyre zyrtare:

“Te gjithe me ne drejt Korces! Te gjithe bashke per t’ua bere te qarte te gjitheve se kush jemi ne!

Nuk na intereson rezultati, as dosja carcaf e trukimeve. Nuk na hyjne ne xhep asgje nga keto!

Do ta kthejme sektorin tone ne vullkan ashtu sic dime ne, do t’i bejme shkallet te dridhen. Do vijme per te festuar, do dehemi duke kenduar dhe do kthehemi fitimtare!

Vetem per veten tone, vec per Partizanin!

Guerrils ju do te gjitheve me vete te shtunen. Te madh e te vogel, anetar ose jo. Rregulloni punen, rregulloni oraret. Ikim te dominojme!

Si thoni? A jeni me ne?”

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Trajneri Gega: Të gjithë kanë bërë mirë në Kombëtare, Brojës i them… “fisheku i artë”

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndërpret kontratën me konsensus, Roshi mbyll aventurën tek Akhmat Grozni

Delo.autor

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Njihuni me portierin shqiptar që ka shënuar dy gola në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment