Futboll

Në Kategorinë e Parë imitojnë gjestin e Salihit, Bardhi: Gjyqtarit i grisën kartonin, ja çfarë bëri

Disfata e pësuar ndaj Ilirisë ka zhgënjyer pa dyshim gjithë kampin cërrikas. Ajo që i indinjon më tepër drejtuesit dhe sportdashësit e Turbinës duket se ka të bëjë me gjykimin. Trajneri Sinan Bardhi shprehet: “Jemi ende të shokuar dhe tepër të indinjuar nga gjykimi skandaloz dhe i turpshëm i arbitrit Bastari.

Ky i fundit ishte i njëanshëm dhe na penalizoi së tepërmi, duke i dhënë haptas fitoren Ilirisë. Pra, një arbitër frikacak, që u tremb nga presioni i lojtarëve të Ilirisë. Jo vetëm kaq, por ky gjyqtar skandaloz kishte frikë nga lojtarët vendas, të cilët i demonstruan një gjest antisportiv duke i fshehur kartonin e verdhë, madje, më pas edhe ia grisën.

Dhe, ai pa pikë turpi, vazhdoi lojën dhe më pas shkoi tek gjyqtari i katërt dhe i kërkoi një karton tjetër të verdhë. Ky arbitër dha një penallti kundër nesh në minutën e fundit shtesë, që ishte inekzistente. Kërkojmë nga federata dhe sektori i arbitrimit që të marrin në mënyrë urgjent masa ndaj këtij arbitri”, tha Bardhi.

Florenc Manari

Related posts

REAGON NDAJ MBAPPE PËR ZËVENDËSIMIN/ Di Maria: S’je i vetmi që dëshiron të luajë

Delo.autor

“BOMBERI” LUKAKU DEBUTOI ME GOL/ Ylli belg më mirë se “Fenomeni” dhe Milito, ja statistikat

Delo.autor

Zbulohet skandali i radhës! Ja cila skuadër italiane ishte përfshirë në fiksimin e ndeshjeve

Sadik.Autor

Leave a Comment