Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet klauzola e fshehtë tek “Djajtë e Kuq”, Barcelona sjell Pogban tek…

Manchester United u eliminua nga Champions League edhe pse nuk pritej që të kishte ndonjë surprizë të madhe ndaj një kundërshtari si Barcelona, që fitoi 1-0 në “Old Trafford”.

Kjo nënkupton se gjërat bëhen më të vështira për klubin nga Manchester, që duket se duhet të bëjë mirë llogaritë financiare, si pasojë e shpenzimeve marramendëse në vitet e fundit, rrogat tepër të larta dhe pa fituar tituj.

Nëse United nuk ia del të renditet në katër më të mirat në Champions League sezonin e ardhshëm, automatikisht pagat e lojtarëve shkurtohen me 25% sipas “The Sun”. Aktualisht United renditet në vend të 6-të me 64 pikë, 2 më pak se Arsenal dhe Chelsea, dhe 3 më pak se Tottenham i vendit të tretë.

Skuadra e Solskjaer duket se do ketë një mision të pamundur për të arritur zonën Champions dhe pritet që të ketë largime.

Ndër to është Paul Pogba, i cili aktualisht përfiton 17.3 milionë euro në sezon dhe me shkurtimin e ri do të përfitonte 13 milionë euro.

Kontrata e francezit me United është deri në vitin 2024, teksa për të shpenzuan 105 milionë euro për ta marrë nga Juventus. Vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” llogaritet në 90 milionë euro, edhe pse “Djajtë e Kuq” kanë kërkuar mbi 150 milionë euro për yllin e tyre.

Një tjetër pikë e vështirë e negocimit është marrëveshja me agjentin Mino Raiola, i cili kërkon komisione të larta për transferimet që kryen.

Gjithsesi “AS” në Spanjë shkruan se eliminimi që Barcelona i bëri Manchester United ka bërë që Paul Pogba-s t’i hapet rruga drejt Real Madridit, ku do i sigurojnë një pagë më të lartë sesa nga ajo që do marrë sezonin e ardhshëm në Angli dhe do ketë shansin të konkurrojë për të fituar Champions League nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Related posts

“NA MUNGOI 2 JAVË”/ Trajneri i Legias: Muçi bën shumë shaka, për të luajtur më tepër duhet…

Delo.autor

EFL CUP/ Skuadra e Liverpulit rrezikon përjashtimin, ja arsyeja

Delo.autor

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Presidenti Safet Gjici: Me Kupën justifikuam investimin…

Delo.autor

Leave a Comment