Kategoria Superiore Shqipëri

Në Korçë supersfidë titulli, Flamurtari kërkon të ndezë garën

Herën e fundit që Flamurtari fitoi në Korçë në një ndeshje kampionati, Skënderbeu nuk ishte ende skuadra e madhe e dekadës së fundit. Ishte prilli i vitit 2010, që nga ajo periudhë vetëm një fitore në vitin 2014 në Kupë për vlonjatët në transfertën me “ujqërit e dëborës”, por gjatë këtyre viteve kuqezinjtë shpeshherë kanë patur jo pak luhatje në paraqitjet e tyre.

Megjithatë këtë sezon duket se Flamurtari është në rrugën e mbarë për të provuar jo vetëm që të rikthehet te fitorja në Korçë, por mbi të gjitha për të synuar dhe trofeun e kampionatit. Një fitore përballë kryesuesve do të thoshte reduktim i diferencës në vetëm pesë pikë dhe më në fund “ndezja” e një drite shprese për të gjithë ndjekësit se ky sezon nuk është “vrarë” ende nga Skënderbeu në garën e titullit. Seria e rezultateve të fundit është më pozitive për ekipin e Duros, që gjithashtu do të rikthehet në një stadium të njohur për të, dhe pse jo për herë të parë.

Në Kupë si Flamurtari dhe Skënderbeu kanë ecur paralelishit, duke arritur suksese të rëndësishme ndaj Partizanit dhe Teutës, por përpara se të mendojnë për një përplasje hipotetike dhe për trofeun e Kupës, fillimisht do të hidhet vështrimi nga kampionati, i cili këtë të premte mund të hyjë në një tjetër rrjedhë.

Nëse Flamurtari fiton në Korçë, vlonjatët do të jenë zytarisht kandidatë për trofenë, dhe nëse humbasin, atëherë mund të jetë arratisja e parë e Skënderbeut drejt një tjetër titulli. 90 minutat e kësaj fundjave do të jenë dhe finalja e parë, urojmë që mos jetë e fundit gjithashtu.

Related posts

Rasti unik i lojtarit të Laçit. Erdhi, pa dhe… iku pas 29 minutash në Superiore

Q.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Elis Bakaj protagonist me gol dhe asist tek Shakhtjor

Delo.autor

KISHTE NË DORË KUALIFIKIMIN E TIRANËS/ Ernest Muçi: Bëra gjithçka, topi nuk donte të hynte brenda

Delo.autor

Leave a Comment