Futboll Kategoria Superiore Sport

“ME MERKATON E KRYER, PARTIZANI DO TË ARRIJË OBJEKTIVAT”/ Bitri: Ja kush më bindi për t’u rikthyer te “demat”

Eneo Bitri është rikthyer sërish te Partizani. Mbrojtësi ka folur përpara mediave duke deklaruar se pavarësisht ofertave të ardhura në drejtim të tij, “demat” kanë qenë zgjedhje e parë për të dhe se ky Partizan ka ndryshuar shumë në krahasim me atë kur u largua te Astana:

“Më bindën drejtuesit, tifozët, të gjithë për një rikthim te Partizani, është një kënaqësi për mua. Nuk e kam vendosur në diskutim rikthimin në Shqipëri te Partizani.

Shpresoj që me merkaton që është bërë, me afrimet që janë kryer, Partizani do të arrijë objektivat që ka. Falenderoj Kukësin dhe dy skuadrat që më kërkuan dhe nuk po i përmend emrat sepse nuk kanë dalë as në media, siç e kam theksuar, për mua zgjedhja ime e parë në Shqipëri është Partizani.

Te Astana më ka shkuar më shumë seç e kisha imagjinuar ndonjëherë. Ishte zgjedhja ime kjo që bëra për tu rikthyer në Shqipëri te Partizani. Ndeshjet janë të vështira dhe kundërshtarët që luajnë kundër Partizanit motivohen dyfish, duhet të kemi përqendrim në të gjitha sfidat e radhës.

Kam ndjekur vetëm sfidat e Partizanit, ekipet e tjera i kam ndjekur shumë pak.

Kanë ndryshuar shumë gjëra kur ika dhe kur u riktheva sërish tani, sepse janë larguar pothuajse tetë lojtarë nga baza e vjetër dhe këtu kanë mbetur vetëm tre lojtarë, Alban Hoxha, Egzon Belica dhe Esat Mala. Dy ekipet e vetme që për mua janë cilësore dhe për titull kampion janë, Vllaznia dhe Kukësi”, përfundoi Eneo Bitri.

Related posts

Katër supersfida për ditën e sotme/ Zbuloni skuadrat që do zbresin në fushën e blertë

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus merr vendimin, ja cila do të jetë e ardhmja e yllit Dybala…

Delo.autor

FITOI TITULLIN ME REAL MADRID/ Ylli Hazard: Ka qenë sezoni më i dobët i karrierës time

Delo.autor

Leave a Comment