Futboll

Neymar, më shumë lojtar i Madridit se i PSG-së – çfarë kërkonte në “Bernabeu”?

Neymar ishte në qendër të vëmendjes në “Santiago Bernabeu”, aty ku PSG-ja e brazilianit humbi 3-1 nga Real Madridi.
Shokët e Neymar po bëheshin gati për ndeshjen dhe po kryenin nxehjen në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e Champions League me Real Madridin, por jo edhe Neymari. Braziliani po e shijonte “Santiago Bernabeu”, sikur të zbriste për herë të parë në fushë, dukej sikur kërkonte diçka nga ky stadium, sikur ëndërron të luajë më shpesh aty…!

Veprimet e Neymar në “Bernabeu” janë kapur nga kamerat e “El Chiringuito de Jugones” ku braziliani nxiti spekulimet se mund të veshë fanellën e Los Blancos verën e ardhshme.

Gjatë gjithë nxehjes, por edhe ndeshjes, braziliani nuk ishte shumë i përkushtuar, ai i kërkonte në fushë dhe i përshëndeste lojtarët e Madridit, këtë më së miri e tregojnë pamjet më poshtë.

Se diçka po ndodh, e tregon më së miri shikimi i Dani Alves kur Neymari shkon dhe e përqafon Sergio Ramosin.

https://streamgoals.com/video/58363d7a4f

https://streamgoals.com/video/abcba0d5ac

Related posts

E ARDHMJA E ELSEID HYSAJ DREJT ANGLISË/ Kërkon shërbimet e shqiptarit ekipi i Premier…

Delo.autor

I VENË ZJARRIN STADIUMIT/ Tifozët e Karlsruhes mahnisin Gjermaninë (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Bardheblutë shkatërrojnë Luftëtarin dhe kalojnë në finale

Delo.autor

Leave a Comment