Futboll La Liga

Nga Spanja: United kërkon Kovacic nga Real Madrid

Sipas asaj që referon media spanjolle “AS”, Mateo Kovacic ka përfunduar në orbitën e skuadrës angleze të Manchester United, në kuadër të përpjekjeve për të përforcuar kontigjentin e “Djajve të Kuq” për fushatën verore të merkatos. Bazuar në aludimet spanjolle, ish-trajneri i Real Madrid, që tani drejton klubin e Premier League, synon të përmirësojë mesfushën dhe ka përzgjedhur mesfushorin kroat, si kandidatin potencial.

Tekniku i Manchester United sheh te Kovacic përforcimin e synuar për sezonin e ardhshëm në mesfushë. Ish-mesfushori i Inter nuk do ta shihte me sy të keq një transferim në Premier League, për më tepër edhe për shkak të raporteve jo ideale me trajnerin aktual të Real Madrid, Zinedine Zidane, që deri tani nuk i ka dhënë hapësirat dhe minutazhin e mjaftueshëm kroatit Kovacic. Mbi këtë të fundit ekziston edhe interesimi i Tottenham, ndërkohë që alternativat e tjera për mesfushën e United janë edhe Milinkovic-Savic nga Lazio dhe Fred nga Shakhtar.

Related posts

PËRBALLJA KLASIKE/ Kukësi-Partizani, duel me aromë titulli në “Air Albania”

Delo.autor

MILAN HUMB “PERËNDINË” E TIJ/ Ibrahimoviç do thotë lamtumirë dhe do luajë në…

Delo.autor

GAFA E VITIT/ Analistët TALLIN KEQ Alisson: Driblimi më SKANDALOZ që kami parë

Isa.Autor

Leave a Comment