Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT KROAT NË DILMË/ Kërkon shërbimet e Manzukic klubi francez…

Mario Manxukiç vazhdon që të marrë një mori me oferta, por pas asaj të Borusias së Dortmundit nga Gjermania ose atyre të ardhura nga klube të ndryshme kineze apo së fundmi edhe nga Mançester Junajtid, dje ka qenë një pretendente e re që ka dalë në skenë për kroatin e Juventusit.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, PSG-ja ka bërë dje një tentativë të parë për 33-vjeçarin, por oferta e parë nga ana e drejtorit sportiv, Leonardo, është vlerësuar si qesharake nga ana e Juves, duke parë vetëm 15 milionë eurot e vëna në dispozicion.

Gjithsesi, në ditët në vazhdim dhe ende me një muaj tjetër kohë përpara, ndoshta mund të ketë një tjetër ofertë nga francezët për Manxukiçin.

Related posts

Barcelona-Thiago Alcantara, lajm shokues nga Spanja

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Nga trajnerët më të përfolur në Europë, Ten Hag vendos të ardhmen e tij…

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Federata rinis aktivitetet më 4 shtator, ja planet e sezonit të ri

Delo.autor

Leave a Comment