Futboll Seria A

Nuk kanë fund problemet për Interin, konfirmohet edhe lëndimi i Miranda

Interi edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe, prandaj më shumë gjasë edhe do të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Genoa.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i lënduar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore, transmeton Express.

“Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano”, Interi e ka konfirmuar përmes një komunikate për media.

“Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Interit.

Related posts

Zyrtare: Roma shet një mbrojtës që e transferoi gjatë verës

Q.Autor

Iniesta barazon një rekord, mund ta thyejë kundër Romës

Sadik.Autor

PLANIFIKON GODITJE NË VERË/ Inter do dy yjet e rivalëve, në qershor mund të marrë njërin

Delo.autor

Leave a Comment