Kategoria Superiore Shqipëri

Nuk respektoi kontratën, Vllaznia “i jep duart” Atsinës

Vllaznia ka ndërprerë kontratën me futbollistin Atsina, i cili ishte pjesë e ekipit të parë deri në fund të dhjetorit të kaluar. Mirëpo, trajneri Ernerst Gjoka nuk e përfshiu më në listën e kuqebluve që zhvilluan përgatitoren dimërore në Ulqin të Malit të Zi, çka do të thotë se nuk është në planet e tij për pjesën e dytë të sezonit. Klubi kërkoi që futbollisti të shkonte e të luante me Vllaznia B, por Atsina nuk e bëri këtë. Për pasojë, drejtuesit e futbollit në Shkodër kanë marrë këtë vendim ditën e djeshme: “KF Vllaznia bën të ditur se për shkaqe të ligjshme ka ndërprerë kontratën e punës me futbollistin Charles Buaku Atsina. Lojtari në fjalë ka shkelur të gjitha pikat e kontratës sportive, por edhe ato të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, duke mos e respektuar atë. Fillimisht, duke u paraqitur me një javë vonesë në stërvitje. Ndonëse duhej të ishte në stërvitje me ekipin që me datë 4 janar, ai ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e datës 10 janar 2018 dhe është paraqitur në zyrat e klubit një ditë më pas.

Një shkelje e rëndë kjo e kontratës, sepse ekipi, ndërkohë, kishte udhëtuar drejt Malit të Zi për stërvitje. Në kushte të tilla, lojtari është autorizuar të dalë në stërvitje me ekipin B, derisa ekipi i parë të kthehej nga Mali i Zi. Futbollisti në fjalë e ka refuzuar një gjë të tillë dhe më pas, pavarësisht qortimeve dhe kërkesës së vazhdueshme për të respektuar kushtet e kontratës që ai vetë ka firmosur, ka vijuar të mos dalë në stërvitje me ekipin B, ashtu siç u autorizua. Pas disa paralajmërimeve të bëra, KF Vllaznia, duke respektuar të gjitha rregulloret e FSHF, UEFA e FIFA, ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën me të. Vendimi i është bërë i ditur vetë sportistit, por edhe autoriteteve përkatëse. Kësisoj, Charles Buaku Atsina nuk është më futbollist i Vllaznisë”.

Related posts

“DËNIM QË SKËNDËRBEU TË MOS EKZISTONTE”/ Takaj: Nuk e braktis Korçën, ja si u përmbys gjyqi pasi fituam…

Delo.autor

“BARDHEBLUTË” ZBRAZEN NË VERË/ Katër lojtarë me oferta, Tirana pret të arkëtojë shifra të konsiderueshme

Delo.autor

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

Leave a Comment