Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kamza: Mbyllet pjesa e parë, skuadra e Shkëmbit “qan” penalltinë e humbur (VIDEO)

Teuta dhe Kamza luajnë sfidën e fundit për ditën e sotme, nga java e 21-të për Superioren. Vendasit vijnë pas dy barazimesh nga nisja e kampionatit, dhe Shkëmbi me të besuarit e tij, do të kërkojnë një 3 pikësh për të ruajtur pozitat në vendin e tretë.

Nga ana tjetër, trajneri Gjoka, para ndeshjes së sotme ka deklaruar se mjaftohet edhe me një barazim por të mos humbë pikë. Kamza gjendet në vendin e fundit, dhe pikët janë jetike

LIVE | TEUTA-KAMZA 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Kamara merr një top pas shpine dhe provon me një gjuajtje, gjuajtja e futbollistit të Teutës, përfundon shumë larg kuadratit.

42′ Vendasit provojnë me sulme të vazhdueshme nga krahët, por të vendosur mjaft mirë futbollistët e Kamzës, të cilët nuk lënë hapësira.

35′ Teuta merr kontrollin e lojës, Kamza provon të rrezikojë me kundërsulme.

26’ Pranë golit Kamza. Hidi gabon në daljen e tij dhe Plaku i rrëmben topin. Kapiteni i Kamzës provon të shënojë nga një pozicion diagonal në të djathtën, por nuk gjen kuadratin.

21’ Goditje dënimi e Prognit, topi harkohet te Gashi por devijimi i tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

19′ Sherif Kallaku gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Me fat Kamza.

18′ Progni rrëzohet brenda zonës pas një dyluftimi me mbrojtësin Beqiri, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

16′ Kamara harkon një top të rrezikshëm në zonë për Prognin, vendimtare ndërhyrja e Beqirit që largon rrezikun në këndore.

11′ Drithërima në portën e Teutës. Plaku dhuron spektakël, futet brenda zonës provon me një gjuajtje por ndalet nga Hidi. Aksioni vazhdon, topi shkon te Martinena që gjuan nga brenda zonës, por Hidi bën përsëri shpëtimtarin, duke i thënë “jo” golit.

8′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

4′ Kallaku provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e Avdylit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

ULTRASIT E TIRANËS U DËNUAN ME PËRJASHTIM GJITHË SEZONIN/ Reagon “Capital Crew”: E keqja ka kapur sportin në Shqipëri…

Delo.autor

Inzaghi: Lazio, Roma dhe Inter janë në të njëjtin nivel

Sadik.Autor

“KATAR 2022″/ Dikur cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në Europë, ylli Jonuzaj grumbullohet me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment