Kategoria Superiore Shqipëri

Pacult: Mos kërkoni mrekullira, e harruat vitin e parë të Guardiola-s

Trajneri Peter Pacult flet me vlerësim për Partizanin, por theksoi se Kukësi do të futet në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar ndeshjen, edhe pse ky takim luhet në “Selman Stërmasi”.

“Unë shoh rezultatin e fundit dhe ndeshja e fundit ishte kundër Tiranës. Me fitoren e fundit na është rikthyer besimi. Kemi koncentrim për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të bëjmë ndeshje te mirë e të fitojmë nesër. Të gjithë e dimë që Partizani është ekip i mirë dhe është e vështirë të fitosh në stadiumin e tyre. Do të japim maksimumin per të marrë 3 pikë”, tha fillimisht Pacult.

Mbrojtja – “Të them të drejtën s’kemi shumë alternativa prej dëmtimeve ndërsa Musolli po tregon se mundet të luajë aty. Edhe Hoxha bëri mirë në mbrojtje”.

Gjici – “Kemi shumë takime me presidentin dhe bëjmë biseda në lidhje me ekipin. Kemi një raport të mirë dhe kjo na intereson”.

Formacioni – “Të them të drejtën jam një trajner që mendoj se nëse ekipi fiton nuk ndërrohet. Unë di të them që ekipi do të luajë me 11 lojtarë”.

Partizani – “Është gabimi i parë nëse e nënvlerësoj Partizanin. Sa i përket lojtarëve, besoj se kanë mjaftueshëm. Unë gjatë karrierës kam pasur ndeshje të tilla si ajo e nesërmja, ku mungojnë shumë lojtarë te kundërshtari, por lojtarëve të mi ju sugjeroj mos të mendojnë ashtu sepse nënvlerësimi është i gabueshëm. Të gjithë që jemi në lidhje me futbollin e dimë që nëse dikujt i jepet rasti për të luajtur, ai luan dyfish më mirë për të bindur trajnerin. Personalisht mendoj të përballem me ekipe të forta sepse ashtu mund ta përgatis ndryshe ndeshjen”.

Ambientimi – “Kam pak kohë për të nxjerrë më të mirën. Edhe Guardiola-s i doli loja pas një viti. Kam luajtur vetëm 3 ndeshje dhe duhet pak më shumë kohë që ekipi të përshtatet siç duhet. Me këto dëmtime të papritura, për një trajner vijnë vështirësitë dhe sprovat”.

Balde – “E kam thënë që ai është mbrapa nga ekipi. Po stërvitet shumë dhe shpresoj që nga dita në ditë të jetë më lart. Besoj se çdonjëri prej jush e di që ai nuk ka luajtur shumë kohët e fundit prandaj është kështu. Shpresoj që me stërvitjen që po bën ai do e kapë ritmin”.

Skënderbeu dhe dëshira Champions – “Të them të drejtën nuk më interson shumë dhe nuk kemi gjë në dorë ne në vendim. Mua më takon të merrem me ekipin tim. Dua fitore dhe gjërat e tjera nuk janë në dorën time”.

Rivalët në kampionat – “Nuk jam një trajner që shikoj shumë larg. Dua që ekipi të marrë pikë nga ndeshja në ndeshje dhe me sa më shumë pikë do jemi aty ku duam ne”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Hysaj dhe vajzat e kombëtares këshillojnë shqiptarët (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ “Dardanët” kërkojnë surprizën ndaj Spanjës, vendos drejtësi arbitri që ka gjykuar Partizanin

Delo.autor

FITER BAJRAMI/ Shikoni gjestin e veçantë të lojtarëve të Kukësit para ndeshjes ndaj Apolonisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment