Shqipëri

Pakult: Duhej shënuar goli i dytë, na mungon qetësia

“Uroj ekipin, së pari, për kualifikimin. Vetvetiu ia vështirësuam vetes ndeshjen, sepse që në pjesën e parë duhej të shënonim golin e dytë e të sigurisë. I kishim të gjitha mundësitë për këtë. Rezultati 1-0 deshi që të luftonim deri në fund, sepse e donim kualifikimin me çdo kusht. Tirana është një ekip shumë i mirë. E filluam ndeshjen me tre mesfushorë, për të penguar që në nisje lojën e kundërshtarit. E vetmja gjë që na mungon është qetësia. Për këtë duhet të bëjmë stërvitje dhe vetëm stërvitje. Edhe ndaj Kamzës nuk arritëm të shënojmë të parët. Ekipi duhet t’i shfrytëzojë rastet më mirë. Duhet të jemi më të koncentruar para portës. Duhej goli i dytë, që do të na jepte më shumë qetësi sot. Kemi mundësi të vazhdojmë akoma në ndeshjet e Kupës”.

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Bajrami “xhol”, Kombëtarja kopjon Sarrin për Hysajn. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KA HUMBUR BESIMI/ Shqipëria sikur “luan në Kardif”, ja sa bileta janë shitur në Elbasan

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZMIT/ Sulmuesi Dunga prezantohet tek skuadra e re: Doja shumë të isha në këtë ekip dhe…

Delo.autor

Leave a Comment