Futboll Shqipëri Sport

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë të re bashkëpuntori i FSHF-së

Është ndarë nga jeta në moshë tepër të re, një ndër bashkëpuntorët e vyer të FSHF-së, Florian Shkreta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar, nga presidenti Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë humbje të madhe. Shkreta punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

“Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.

Qoftë i paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka në “Facebook”.

Related posts

NJË “REVOLUCION” I VËRTETË NË MERKATO/ Atletico Madrid e “frikshme” për sezonin e ri, ja formacioni (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Mesfushori Vila: Është një ndeshje e vështirë. Kemi dy ditë që po stërvitemi dhe…

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONSIT BËN INTERIN TË BUZËQESHË/ Miliona euro dhe rinovim për dy yjet e skuadrës

F.autor

Leave a Comment