Bundesliga Futboll

Panik në Gjermani/ Dhjetra tifozë tentojnë të sulmojnë Mavrajn me shokë në dhomat e zhveshjes

Hamburgu, skuadra e Mavrajt në Gjermani nuk po kalon një moment fort të mirë në kampionat pasi ndodhet në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien.

Edhe sot, ata janë mundur 1-2 në shtëpi nga Bayer Leverkusen. Kjo gjendje e ekipit ka bërë tifozët të mos logjikojnë më.

Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit të ndeshjes, tifozët vendas tentojnë të hyjnë në fushë për të nxjerrë inatin ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre.

Për fat, janë forcat e rendit që ndaluan mësymjen duke përdorur edhe qentë e policisë.

40 minuta pas kësaj tentative, tifozët e Hamburg nuk u dorëzuan, por tentuan edhe një herë të sulmonin lojtarët e ekipit të tyre.

Këtë herë, tifozët e irrituar tentuan të hynin në korridoret e brendshme të stadiumit, por, përsëri pa sukses.

Javën e ardhshme, Hamburgu i Mërgim Mavrajt do të luajë derbin e veriut ndaj Werder Bremen, një sfidë që mund të vendosë jo pak për fatin e një prej ekipeve më të njohura në Gjermani.

Related posts

ME PUSHIME NË AFRIKË/ Icardi publikon pozë me Wandën, ky detaj mund të bëjë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë (FOTO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ja kur do zyrtarizohet Griezmann tek Barcelona

Delo.autor

Rekordet që vështirë se do t’i thyejnë ndonjëherë Messi dhe Ronaldo (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment