Futboll Seria A

Interi mposhtet nga Genoa, rrezikon seriozisht zonën Champions

Interi është mposhtur në udhëtim nga Genoa pas edhe një performance tejet të dobët të shtunën mbrëma.

Në fakt, ishin lojtarët dhe ish-lojtarët e Interit ata që i mposhtën “Zikaltrit”, pasi Andrea Ranocchnia shënoi në portën e vet në fund të pjesës së parë për t’ia kaluar vendasit në epërsi, raporton Express.

Nuk vonoi shumë në pjesë të dytë Diego Laxalt dhe Goran Pandev u përkujdesen që ta fundosin dikur skuadrën e tyre, Interit.

Laxalt asistoi për Pandevin, i cili në minutën e 59-të e çoi topin në rrjetën e portës së Handanovicit me një goditje nga rreth gjashtë metra largësi.

Me këtë humbje, Interi e rrezikon seriozisht vendin e katërt në Serie A, i cili çon në Ligë të Kampionëve.

“Zikaltrit” kanë 48 pikë në pozitën e katërt pas javës së 25-të. Por, Lazio me një fitore eventuale nesër, do t’ia zërë vendin Interit.

Ndërkohë, Genoa shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e 12.

Related posts

E THONË SHIFRAT/ Erik ten Hag më mirë se të gjithë në edicionin e parë në Premier League

F.autor

POGBA MBYLLI SEZONIN/ Juventus merr vendimin për të ardhmen e francezit

F.autor

NDESHJA NDAJ SKËNDERBEUT/ Tifozët e “Demave të Kuq” nisen drejt Korçës

Delo.autor

Leave a Comment