Champions League UEFA

Para dhjetë dite kishte thënë se Reali e mposht PSG-në, Heynckes: Parisienët u dorëzuan në fund kundër madrilenëve

Jupp Heynckes kishte thënë javë më parë se nuk duhet të nënvlerësohet kurrë Real Madridi, edhe në ato momente kurrë është në situatë të vështirë.

Madje, trajneri gjerman i Bayern Munichut kishte deklaruar se madrilenët do të triumfojnë kundër Paris Saint-Germian.

Kjo edhe ndodhi kur të mërkurën në stadiumin Santiago Bernabeu triumfuan madrilenët me rezultat 3-1 kundër parisienëve.

Heynckes: Nuk nënvlerësohet Real Madridi, ata do të fitojnë ndaj PSG-së

Ndërsa sot Heynckes ka analizuar lojën e luajtur ditë më parë duke thënë se mysafirët ishin më të mirë dhe se ishin shumë afër të bënin befasi.

“Mendoj se kjo është një çështje sipërfaqësore, ndonjëherë është interesante të dëgjosh ekspertët që komentojnë ndeshjet në televizion, zakonisht duke folur për fituesin”.

“Mendimi im është i ndryshëm, mendoj se PSG luajti mirë 83 minuta. Ata kishin një qasje të mirë taktike, mirëpo, ata nuk ishin në gjendje ta vazhdojnë performancën edhe për dhjetë minuta”.

“Sigurisht, Cristiano Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, ndonjëherë, ka fat dhe shënon me gju, me bark ose me çfarë të mundet”.

“Ishte një fitore e bazuar në forcën vullnetare, por, sigurisht, kjo nuk është asgjë e re në Bernabeu, ata gjithmonë besojnë se do të fitojnë dhe kjo është ajo që ndodhi në lojë”.

“Parisienët i penalizoi mungesa e përvojës dhe traditës në Ligën e Kampionëve. Madridi e ka atë dhe në fund u bë dalliimi”, tha Heynckes.

Related posts

Ja pse arbitri nuk e lejoi Lozanon të qëndronte në gjunjë gjatë golit të Messit

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Monchi: Të bashkuar jemi të pathyeshëm

Sadik.Autor

Serxho Ramos thumbon Barcelonën dhe Bajernit: Ne flasim në fushë!

Sadik.Autor

Leave a Comment