Kategoria Superiore Shqipëri

Në kërkim të Europës, Partizani humb edhe Telushin

Partizani të hënën do të ketë një nga sfidat përcaktuese për të vetmin objektiv që i ka mbetur në këtë edicion, pozicionimi në një vend që të dërgon në Europa League. Pak ditë nga përballja me Kukësin, një lajm aspak pozitiv vjen nga infermieria e kuqe, Bruno Telushi do të jetë mungesa e madhe e demave në duelin ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Mesfushori vlonjat, i cili u transferua te kryeqytetasit në hapësirën dimërore të merkatos, ka një dëmtim të gradës së tretë në meniskun e gjurit dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Parashikohet që 27-vjeçari të qëndroj jashtë fushave për një periudhë kohore mes 5 dhe 7 javëve.

Një humbje e madhe për formacionin e skuadrës që aktualisht po drejtohet nga Dalipi, duke llogaritur cilësitë e pamohueshme të ish kapitenit të Flamurtarit, jo vetëm për duelin ndaj Kukësit, por edhe për sfidën ndaj Skënderbeut pas 9 ditësh. Në takimin e Kupës kundër Flamurtarit, që u zhvillua të mërkurën, mesfushori e testoi gjurin gjatë ngrohjes muskulare, por sinjalet ishin zhgënjyese.

Një periudhë e pafat për Bruno Telushin, i cili shihej si një afrim i rëndësishëm i 15 herë kampionëve, por që tashmë do të qëndroj larg fushave për afërisht 2 muaj. Tashmë trajnerit Dalipi i duhet të gjejë një alternativë të denjë për qendrën e mesfushës. Problemet për takimin e kundër Kukësit nuk mbarojnë me kaq, pasi për shkak pezullimi, nuk do të zbresë në fushë dyshja sulmuese e periudhës së fundit, Bardhi-Progni, teksa në dyshim është edhe Kalari.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermaku nuk bën pjesë tek planet e Parmës, kërkohet nga klubi italian…

Delo.autor

Laçi-Teuta/ Formacionet zyrtare: Mungesa të shumta për Shkëmbin, kurbinasit duan kreun

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment