Kategoria Superiore Shqipëri

Paradoksi/ Vuan me ekipin e parë, por me të rinjtë fiton Kupën e Shqipërisë

Nëse Vllaznia vuan dhe lufton ende për t’iu larguar zonës së ftohtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipet e saj të moshave, që vijojnë të korrin suksese.

Vllaznia U-19, e drejtuar nga ish-mbrojtësi shkodran, Luan Zmijani, u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti në finale Shkëndijën, me rezultatin e thellë 4-0.

Në “Elbasan Arena” episodi vendimtar erdhi në minutën e 23-të, kur arbitri akordoi 11-netërsh për të rinjtë shkodranë dhe karton të kuq për mbrojtësin e Shkëndijës, Muça, pas prekjes së topit me dorë.

Penalltia u shndërrua në gol nga Gruda, ndërsa shkodranët shënuan edhe golin e dytë pak minuta më pas, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, goli i dytë nuk vonoi, pasi në minutën e 30-të ishte Qardaku që dërgoi topin në rrjetën e portës së Shkëndijës.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Fikaj shënoi një gol mjaft të bukur për Vllazninë, duke vulosur fitoren, ndërsa në minutat në vijim, pati kohë edhe për një gol tjetër nga ana e shkodranëve, që u shënua nga Lisaj.

Një fitore e merituar e kuqebluve, që konfirmohen edhe njëherë si akademia më e mirë në Shqipëri, e cila ngjall shpresat që në të ardhmen Vllaznia mund të rikthehet në majat e futbollit shqiptar.

Related posts

BASHKIA VENDOS TË SHESË AKSIONET/ Por asnjë i interesuar për KF Tiranën, ja mundësia e vetme

Delo.autor

“TË GJITHË PRESIN MAKSIMUMIN NGA NE”/ Trajneri Bushi: I kemi mundësitë për t’u renditur të dytët në grup dhe…

Delo.autor

SEANCA E “CAS”/ Ja kur pritet të merret vendimi për mesfushorin Bajrami…

Delo.autor

Leave a Comment