Futboll Seria A

Për herë të parë vihet në dyshim vendi i titullarit për Elseid Hysajn. Zbulohet arsyeja

Humbja 3-1 në sfidën e parë, për më tepër në shtëpinë e tyre, ia komplikon shumë situatat Napolit të Elseid Hysajt.

Sfida e kthimit, sot në Gjermani, edhe për një skuadër fantastike dhe sulmuese si të kaltrit, duket një mision thuajse i pamundur, duke parë edhe telashet me të cilat duhet t’i bëjë llogaritë trajneri Maurizio Sarri.

Në stërvitjen e fundit, goleadori i skuadrës, Dris Mertens, ka hasur një problem në kavilje dhe e ka braktisur përpara kohe seancën. Gjithsesi, belgu është grumbulluar me ekipin dhe ka udhëtuar në Gjermani.

Një tjetër dyshim në lidhje me formacionin lidhet edhe me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. 24-vjeçari është “maratonomaku” i ekipit, një ndër liderët e tij.

Ndoshta, duke parë se për kualifikimin nevojitet të paktën një fitore 3-0, trajneri Sarri mund të vendosë që t’i lejojë pak frymëmarrje shkodranit, edhe pse Napoli rrallëherë ka bërë pa shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

Hysaj, në seancën e fundit, ka qenë në balotazh me Tonelin, me të cilin do të luajnë për një fanellë titullari.

Related posts

NUK KA SURPRIZA/ Armand Duka zgjidhet sërish kreu i FSHF-së. Merr mandatin e 6-të me 37 vota

F.autor

SULMON PRESIDENTIN BARTOMEU/ “Marca”: Ekipi i pabesueshëm me goditjet e dështuara

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Objektivi kryesor i Juventus kushton 45 milionë euro. Dy alternativa

Delo.autor

Leave a Comment