Futboll Ligue 1 Premier League

Paris SG hidhet në sulm për yllin e United

Paris Saint-Germain janë të interesuar të nënshkruajnë me Marcos Rojo për të forcuar repartin e mbrojtjes. Sipas raporteve, gjigandët e Francës janë gati të derdhin 35 milionë euro për argjentinasin, i cili ka luftuar për të fituar një vend në formacionin e Jose Mourinho-s. Ish-futbollisti i Sporting Lisbon ka një marrëveshje që do të përfundoj së shpejti në “Old Trafford” dhe bisedimet kanë ngecur. Ai ka pak më shumë se një vit në kontratën e tij. PSG ka nevojë për një alternativë për Thiago Silva dhe Marquinhos, duke parë që Presnel Kimpembe është mjaft i mirë për të luajtur diku tjetër.

Thiago Silva ishte i pakënaqur kur u la në stol javën e kaluar kundër Real Madridit. Rojo gjithashtu mund të luajë në të djathtë. Megjithatë Jose Mourinho nuk dëshiron të humbasë 27-vjeçarin, i cili kurrë nuk ka filluar më shumë se 22 ndeshje në Premier League me “Djajtë e Kuq” pavarësisht se u bë pjesë e tyre për 20 milionë euro në vitin 2014. Mourinho është duke i besuar më shumë Chris Smalling dhe Phil Jones, pasi afrimi i verës Victor Lindelof nuk ka bërë përshtypje.

Related posts

De Gea te Reali, Mourinho vendos kushtin kryesor për realizimin e marrëveshjes

Q.Autor

ECURIA FANTASTIKE E LAZIOS/ Igli Tare: Në fund mund të ëndërrojmë, objektivi i klubit është…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPINOS/ Romelu Lukaku: “Katalunasit” kanë më tepër…

Delo.autor

Leave a Comment