Futboll Sport

Flasin arbitrat: Ja kush na dhunoi në Vlorë

Ndeshja e djeshme mes Flamurtarit dhe Vllaznisë që përfundoi në barazim 1-1, nuk ka përfunduar ashtu siç duhet pas në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes ka pasur një sherr masive mes gjyqtarëve të takimit dhe drejtuesve vlonjate. Anësori Ilir Tartari ka qenë më i dëmtuari pasi ka marrë goditje në kokë dhe i është dashur që të ketë tre të qepura. “Kur mbaroi ndeshje po prisja të vinin edhe gjyqtarët e tjerë në tunel, pasi kjo është procedura. Nga dera e xhamit që ka stadiumi futet Sinan Idrizin që shante dhe kërcënonte, madje i tha edhe policëve që të mos bënin asnjë lloj gjëje. Në këto momente vjen dikush dhe më godet me grusht dhe u bë rrëmujë totale. Isha duke shkuar në dhomat e zhveshjes dhe me goditi një tjetër person, një djalë i gjatë. Edhe Sinan Idrizi tenton të më godasë me shkelma dhe shante mua dhe presidentin e FSHF-së. Tentoi të gjuante edhe arbitrin kryesor, por nuk ia doli. Aktualisht unë kam tre të qepura. Në dhomë kemi dhënë edhe deklarimet tona para oficerit të policisë gjyqësore dhe pastaj policia më ka çuar në spital ku mora edhe mjekimin e duhur dhe më pas jemi nisur drejt Fierit”, ka thënë Ilir Tartari në një deklaratë për “Panorama Sport”.

Më i qartë në fjalët e tij është kryesori Sino. “Situata u tensionua dhe unë do të raportoj gjithçka në relacionin tim si arbitër. Unë mund të them se Ardi Ciruna më ka goditur me shkelm. Më pas erdhi Sinan Idrizi të më gjuante me shkelm, por nuk ia doli se dera u mbyll. Sinan Idrizi e ka kuptuar që ka bërë rrëmujën e madhe dhe del e ankohet, ndërsa asistenti im është me dy-tre të qepura. Kush e ka fajin tani”, ishin fjalët e arbitrit Sino.

Related posts

DUAN TË NDALIN DOMINIMIN E BAYERNIT/ Borussia e nis me “poker” ndaj Leipzig (VIDEO)

Isa.Autor

RISI NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Përveç arbitrit VAR-in mund ta shikojnë edhe…

Delo.autor

REAL MADRID MBUSH ARKAT/ Skuadra madrilene përfiton shifrën e “çmendur” nga sukseset në Champions

Delo.autor

Leave a Comment