Kategoria Superiore Shqipëri

Partizanin e nderon Gojkovic, Koliçi jashtë… orbitës

Ka përfunduar pjesa e parë në “Selman Stermasi” mes Partizanit dhe Kukësit me gol të Gojkovic në minutën e 43. Të kuqtë edhe pse me “arnime” në formacion, sërish arrijnë që t’ia dalin dhe të fitojnë 1-0 në pjesën e parë.

Në një terren mjaft të rënduar të dyja skuadrat kanë dalë në fushën e lojës, por presion ushtron ekipi verilindor. Elis Bakaj lëviz bukur brenda zonës së Partizanit në minutën e shtatë dhe me mjeshtëri gjuan me të majtën, por të njëjtën kundërpërgjigje merr nga Alban Hoxha që pret në kohë në cepin e portës.

Përpos kësaj lëvizjeje, të tjera pasojnë ekipin e drejtuar nga Peter Pacult. Megjithatë, lojës së Kukësit i përgjigjet Partizani në minutën e 43. Ekzekutohet një goditje këndi nga krahu i majtë i portës së verilindorëve dhe Gojkoviç gjuan me kokë dhe e dërgon sferën në rrjetë.

Jo vetëm gabim i mbrojtjes së Kukësit që nuk mbuluan dot shtatlartin, por edhe portieri Enea Koliçi nuk bën asnjë lëvizje kur topin pothuajse e kishte në duar.

Partizani – Kukësi 1-0
Shënues: Gojkovic 43’

Partizani: A.Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Sulejmani, Kotobelli, Culum, Mala, Abdurrahimi, Asani, Bardhi. Trajner: K.Dalipi

Kukësi: Kolici, R.Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Imami, Dzaria, Zderic, Cale, Bakaj, Ethemi, Guri. Trajner: P.Pacult

Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, N.Bregasi, O.Sokoli, O.Kuka, P.Simoni
Kartonë të verdhë: Kotobelli 28’, Culum 32’
Vëzhgues: Mëhill Shkëmbi
Delegat: Lysjen Nurishmi

Related posts

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Partizani largon portierin, Skënderbeu dhe Flamurtari në “gjumë”. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

LËVIZIN “UJRAT” TEK TIRANA/ Mema mendon revolucion në ekip, ja skema ndaj Laçit

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Gega: Është një ekip që duhet vlerësuar. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por…

Delo.autor

Leave a Comment